https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Qeveria gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

Qeveria miraton kërkesën për huamarrje të RTK-së deri në 2.54 milionë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se njëjtë ka vepruar edhe ai si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online .

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka theksuar se vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe aktgjykimi, kësaj radhe qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tashti më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

ADVERTISEMENT

Kryeministri në detyrë deklaratën e bëri pas pjesëmarrjes në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Poste të ngjashme

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

13/11/2025, 18:59

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të...

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

13/11/2025, 14:53

Sot ka nisur zyrtarisht ndërtimi i fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”. Në ceremoninë e fillimit...

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

13/11/2025, 9:56

Do të bëhet apo nuk do të bëhet? Kjo është dilema që ka mbetur e shtruar për vite me radhë...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

13/11/2025, 9:45

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa(Remi), e ka kritikuar Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me dije...

Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Podujevë: Dy të arrestuar pasi iu gjet granatë dore, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

13/11/2025, 9:40

Të mërkurën, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Podujevë. Sipas njoftimit të policisë, tek njëri i dyshuar...

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

13/11/2025, 18:59
Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

13/11/2025, 14:53
Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

13/11/2025, 9:56
Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

13/11/2025, 9:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv