Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se ky i fundit është kërcënuar nga kryeterroristi Milan Radoiçiq.
Kurti tha se Rashiq është kërcënuar në forma të ndryshme me të vetmin qëllim, dëmtimin e reputacionit tek votuesit serb.
“Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq në vazhdimësi është kërcënuar nga Milan Radoiçiq dhe persona të afërt të tij duke tentuar ta shantazhojnë me forma të ndryshme të fabrikimeve për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë dhe për ta detyruar të tërhiqet nga gara. Ai dhe ministria që drejton gjithashtu kanë që qenë cak i sulmeve kibernetike me ç’rast profili i Rashiq dhe ministrisë në rrjete sociale janë hakuar”, tha ai.
Kurti shtoi se sulmet që ka përjetuar Rashiq, kanë ardhur si rezultat i ndihmës që ai ka bërë për komunitetin serb që jeton në Kosovë.
“Unë besoj që sulmet që ka përjetuar ministri Nenad Rashiq, është pikërisht se ka ndihmuar serbët e Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/