https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë

Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë
Share on FacebookShare on Twitter

‘’Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore’’, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike, në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se Reformimi i Administratës Publike është dhe parakusht për hapat avancues të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

‘’Një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë’’, ka shtuar kryeministri Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet administrata por edhe qytetarët kur kanë nevojë të kenë ndërveprim me të.

Kryeministri Kurti ka veçuar dokumentet strategjike që trajtojnë këto çështje. “Plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë’’

ADVERTISEMENT

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka rishikuar rrënjësisht ligjin për zyrtarët publikë dhe ka hartuar nga fillimi ligjin për paga në sektorin publik, për t’iu përshtatur aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri falënderoi të gjithë partnerët që janë duke përkrahur Qeverinë për këto reforma përmes projekteve e ekspertizës, duke shtuar se bashkëpunimi është padyshim komponentë shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces.

Siç deklaroi ai, Qeveria është e përkushtuar për të siguruar sa më shumë punë dhe drejtësi, administratë bashkëkohore, besnike ndaj shtetit, e shkolluar në nivele sipërore, e shkathtë, me përgjegjshmëri e me ndershmëri. ‘’Kjo është bazë e domosdoshme për t’i mbërritur synimet tona të gjithë së bashku’’, potencoi kryeministri.

 

Poste të ngjashme

Ligji i Pagave dërgohet në Kushtetuese

Gjashtë emrat e rekomanduar për votim në Kuvend, për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

08/04/2026, 19:11

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

08/04/2026, 18:11

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se rënia e fundit e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare...

Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni

Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni

08/04/2026, 17:42

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv strategjik i vendit. Këto komente, ai i bëri...

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

08/04/2026, 16:58

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se janë anuluar seancat e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit...

Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij

Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij

08/04/2026, 16:14

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj...

Lajmi i fundit

Ligji i Pagave dërgohet në Kushtetuese

Gjashtë emrat e rekomanduar për votim në Kuvend, për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

08/04/2026, 19:11
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

08/04/2026, 18:11
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni

Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni

08/04/2026, 17:42
Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

08/04/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv