Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përfunduar regjistrimin si deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), të cilët kanë siguruar mandatet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Pas regjistrimit, Kurti nuk ka dhënë deklarata për mediat, edhe pse është pyetur për formimin e Qeverisë.
Sot pritet të regjistrohen edhe deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit.
Kurse procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u dhënë mundësi të gjithë deputetëve të rinj të përfundojnë procedurat zyrtare para fillimit të punës legjislative.