Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet në kuadër të fushatës elektorale. Kurti, ishte në Gjakovë ndërsa theksoi edhe njëherë se më datë nëntë shkurt nuk ka zgjedhje, por referendum ndërsa shtoi se në katër vitet e ardhshme do të vihet në funksion Prokuroria Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Më datë nëntë shkurt nuk ka zgjedhje, por referendum. Fitorja në mandatin e parë ishte revolucion ndaj atyre që keqpërdorën qeverisjen për dy dekada.
Nga njera anë janë ata që hoqën nga puna motrën e dëshmorit vetëm se më priti mua, nga ana tjetër jemi ne. Në mandatin e ardhshëm do të kemi një Prokurori Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në katër vitet e ardhshme do të përfundojnë rrugën Prizren-Tetovë, do të ndërtojmë edhe autostradën e Dukagjinit”, tha Kurti.