Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se s’mund të ketë pajtim me Serbinë derisa ajo, jo vetëm që nuk kërkon falje, mirëpo zotohet se do të përsërisë gjenocidin ndaj Kosovës porsa t’i vije rasti.
“Si mund të këtë pajtim pa pranim të fajit, kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje por zotohet ta përsërisë krimin në rastin më të parë që do t’i jepet. Serbia nuk është shëruar prej kompleksit të Kosovës. Serbia shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë, që Kosovën e don pjesë të territorit të saj shtetëror, që mban baza të parparme ofenizive të suhtrisë dhe xhandarmërisë në kufirin tonë.”, tha ai.
Ai me këtë rast tha se luftërat nuk i takojnë veç të kaluarës, dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian. Kurti foli për investimet që ka bërë shteti për ushtrinë.
“Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë, po investojmë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam, e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe stërvitjen e saj, sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në 4 vitet e fundit e kemi përmbushur kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2 për qind të bruto produktit vendor për mbrojtjen. Kemi investuar 319 milion euro për armatim bashkëkohor siç janë dronët “Bayraktar”, sistemet antitank “Javelin”, tregoi tutje ai.
Kryeministri, tha se FSK dhe forcat tjera të sigurisë së vendit kanë moral të lartë, sepse marrin frymëzim të pashtershëm nga shembulli i luftës çlirimtare.
Kurti shtoi, se përpjekja për sigurinë dhe paqen do të vazhdojë me investimet në siguri, me aleancën e palëkundur me vendet demokratike, SHBA-të, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Kanadanë e të tjera, e me bashkëpunimin, sidomos me Shqipërinë.
Ai foli edhe për sakrificën dhe flijimin e Familjes Jashari, për të cilën tha se nuk do të harrohet kurrë.