https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti s’e dëgjon as kërkesën urgjente të ShBA-së: S’ka Asociacionin, mund të ketë bashkëpunim ndërkomunal

Kurti s’e dëgjon as kërkesën urgjente të ShBA-së: S’ka Asociacionin, mund të ketë bashkëpunim ndërkomunal
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë “Deutsche Welle”, ka folur rreth planit franko-gjerman dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është kundër një gjëje të tillë dhe se nuk mund të krijohet.

Derisa po qëndron për vizitë në Paris për Forumin e Paqes, kryeministri në një intervistë dhënë këtij mediumi, ka deklaruar se propozimi franko-gjerman ka bazë të mirë për vijimin e diskutimeve drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Propozimi franko-gjerman, që në thelb është propozimi i Brukselit, i mbështetur së tepërmi nga Berlini dhe Parisi, por edhe nga Uashingtoni, është një bazë e mirë për vijimin e diskutimeve për marrëveshjen përfundimtare, që do të thotë normalizim i plotë mes marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Do të ketë edhe detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje, por kryesorja duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë propozim, parashikohen gjithashtu edhe diskutimet rreth të drejtave të pakicave, dhe në këtë pikë Beogradi mund të shprehë kërkesën e tij për temën që ata e quajnë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e cila është një formë për të adresuar çështjen e pakicës serbe”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Duke folur për komunat që përbëhen nga komunitetet pakicë, kryeministri Kurti tha se ka mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për Asociacioni mbi baza etnike.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shefi i Qeverisë së Kosovës ripërsëriti se nuk e pranon Asociacionin mbi baza të identitet etnik, ndonëse kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë që kjo të ndodhe janë shtuar, pasi sipas tij kjo bie edhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

ADVERTISEMENT

“Ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Unë nuk e kundërshtoj Asociacionin e komunave. Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonës në dhjetor 2016”, ka thënë ai./Gazeta Nacionale

Poste të ngjashme

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga LDK. Burime të IndeksOnline bëjne me dije se Gashi do ta...

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme nga ora 09:00. Pikë e rendit të ditës pritet të...

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një postimi, ka ftuar qytetarët në protestë ditën e hënë me 5...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut, gjatë ditës së sotme. Rastin e ka konfirmuar...

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen

02/10/2026, 21:40

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit lidhur me nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin...

Lajmi i fundit

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56
Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59
OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv