Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka përkujtuar masakrën e Serbisë në fshatin Kotlinë të Kaçanikut 26 vjet më parë, duke thënë se ishte krim shtetëror “i Serbisë së Sllobodon Millosheviqit”.
Kurti ka shkruar në Facebook se Serbia është fajtore për të gjitha krimet e kategorive juridike “të ktyera në Kosovë, para dhe gjatë luftës”.
“Sot janë bërë plot 26 vjet nga dita kur Jugosllavia e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, kreu një krim shtetëror në fshatin Kotlinë të Kaçanikut. Më 24 mars 1999, Brigada e Mekanizuar 243 e Ushtrisë së Jugosllavisë, së bashku me njësite speciale të policisë, e rrethuan fshatin Kotlinë. Mes malltretimesh, policia serbe fillimisht i vrau tre të moshuar të cilëve më pas edhe ua dogjën trupat”, ka thënë ai.