Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media. Kurti atje pritet të marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.” – thuhet në njoftim.

Tutje, Zyra e Kryeministrin deklaron:
“Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra”./Nacionale







