https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: S’i bëjmë më koncesione Serbisë për ta ndarë Kosovën në vija etnike

Kurti: S’i bëjmë më koncesione Serbisë për ta ndarë Kosovën në vija etnike
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova nuk do të ofrojë më koncesione ndaj Serbisë që ajo ta ndajë vendin tonë në linja etnike, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kurti tha se në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova është e gatshme “t’ia zgjasë dorën një vendi që ka kryer gjenocid ndaj nesh në qoftë se ata edhe ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre”.

Por, ndarje të mëtejme etnike, referencë kjo që kryeministri e përdor për të shënuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai tha se Kosova nuk do të lejojë.

“Kosova ka filluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë më 2011 dhe 11 vite më vonë marrëdhëniet nuk janë shumë më të mira se sa para një dekade. Dhe ka një arsye për këtë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Sepse Serbia ka dështuar në demokratizimin e saj dhe kërkon më shumë konflikt se sa bashkëpunim, derisa edhe glorifikon kriminelët e luftës në vend se t’i dënojë e gjykojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike dhe as e pavarur në ditët e sotme”, ka thënë Kurti.

“Është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse dhe dominohet nga Rusia e Putinit. Kosova kërkon marrëdhënie fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend të cilët kanë kruar gjenocid ndaj nesh nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre.

ADVERTISEMENT

“Ajo që nuk ofrojmë më është koncesione për të ndarë vendin tonë në vija etnike. Por, nëse Serbia nuk është gati që të na njohë sepse kështu e kanë thënë, pesë shtete të tjera të BE-së s’kanë çka të presin”.

“Ata mund ta ndihmojnë Serbinë më shpejt në qoftë se ata na njohin më së pari. GJND ka thënë se nuk kemi shkelur të drejtën ndërkomëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha kryeministri.

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të armëmbajtjes pa autorizim gjatë 24 orëve të fundit, në Podujevë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga...

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

06/08/2026, 20:55

Shkencëtarët kanë kapur imazhe të sipërfaqes së Diellit me detaje të papara duke përdorur teleskopin diellor më të fuqishëm në...

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

06/08/2026, 20:44

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e fundit e të dhënave. Bazuar në këto të dhëna, pritjet...

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

06/08/2026, 20:40

Mosdeklarimi i pasurisë brenda afateve ligjore u ka kushtuar me gjoba mbi 60 zyrtarëve publikë në vend. Ndaj tyre, Agjencia...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32
E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

06/08/2026, 20:55
Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

06/08/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv