https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”
Share on FacebookShare on Twitter

LVV-ja kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit. I kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë. Ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga kryetari i LVV-së, ndërkohë që deputetë të partisë në pushtet i përmendin zgjedhjet e reja dhe përsërisin kërkesën për “tre emra”.

Mund të jetë dukur se, pas zgjedhjeve parlamentare të fundvitit të kaluar Kosova po ecte drejt një rrugëdaljeje nga ngërçi politik i cili e përcolli vendin gjatë gjithë vitit 2025.

Por tani vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, ngecja tani erdhi te zgjedhja e Presidentit të ri. Partia e kryeministrit Albin Kurti nuk i dha mbështetjen presidentes Vjosa Osmani për edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit, ndërsa këtë përgjegjësi u mundua ta shpërndante edhe te partitë opozitare, të cilat u akuzuan se gjithashtu s’e donin rizgjedhjen e saj.

Në vend të Osmanit, për pozitën e shefit të shtetit, Kurti në mars vendosi ta kandidojë Glauk Konjufcën, zëvedësin e tij në parti dhe në qeveri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pasi diskutimet për zgjedhjen e Presidentit nuk shkuan siç deshi ai, Kurti iu drejtua qytetarëve me një video të publikuar në Facebook të premten.

Në diskutimet për zgjedhjen e Presidentit, Kurti të premten në mbrëmje i akuzoi partitë opozitare për bllokim. Tha se nuk po respektohej vullneti i shprehur në zgjedhje, ndërsa paralajmëroi bllokadë tjetër edhe pas zgjedhjeve të reja.

“Meqënëse problemi kryesor mbetet nevoja për 80 deputetë për kuorum te çështja e Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?!”, tha ai.

Kurti u kishte bërë oferta partive opozitare, duke ua ofruar pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe që posti i Presidentit t’i takonte partisë së tij.

U ankua se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimet me të nuk ofruan asnjë emër për kandidat për President.

Atë mbrëmje të së premtes, LVV-ja mbajti një mbledhje të Kryesisë, dhe dje në mëngjes dolën me një ide tjetër: kërkuan nga PDK-ja dhe LDK-0ja që “së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të”. Ky propozim u konsiderua “konkret dhe përbashkues”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kërkoi Kurtit dje pasdite që të përcaktohej se a do marrëveshje me këtë parti, apo “i doni 90 vota edhe me PDK-në”.

Më konkretisht, ai tha se mund ta propozojnë Vjosa Osmanin, nëse LVV-ja i garanton 66 votat e mazhorancës pë të.

“I nderuar Kryeministër Kurti, Meqë po komunikojmë në distancë, Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë. Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të. Ju faleminderit!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

ADVERTISEMENT

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, reagoi i pari me një video ku i kërkonte sërish LDK-së dhe PDK-së “tre emra për president mbipartiak”.

“Tash është momenti. Dërgoni tre emra. Tre emra kërkohet nëse i keni. Ne i tërheqim emrat tanë”, tha ai në videon e publikuar mbrëmë në Facebook. Tha se “topi është te ju”, duke iu referuar dy partive më të mëdha opozitare.

Bashkëpartiakja e tij, deputetja tjetër e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, menjëherë pas Bajqinovcit i tha Abdixhikut se “nuk po e di se a do t’përgjigjet Kryeministri jonë Kurti dhe kur”.

E përsëriti vendimin e LVV-së për të kërkuar “tre emra” për President, ndërsa përmendi propozimin e tyre: Glauk Konjufcën. Në një situatë kur opozita do të propozonte tre emra dhe LVV-ja do ta mbante Konjufcën si kandidat, zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i partisë në pushtet do t’i merrte 61 votat e nevojshme në rundin e tretë të votimit dhe do të zgjidhej President.

“3 emra që janë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike – Kjo ishte oferta e re e LVV’së. Ne jemi të bindur që pas zgjidhjes ideale, pra Murat Jashari, kandidati më i mirë dhe më i zoti dhe me mbështetje të gjerë popullore për President Republike është Glauk Konjufca, të cilin e votuan 318 mijë qytetarë – krahasojeni këtë me komplet votën e LDK’së, për të cilën votuan 126 mijë qytetarë, pra 2.5 herë më pak! Mirëpo meqë kjo po refuzohet sepse Glauku na qenka LVV (po çka tjetër?!), ne e ndërmorëm edhe një hap. Me 3 kandidatë në garë që ju do t’i propozonit bashkë me PDK’në si opozitë, do të ishim dukshëm mbi 80 deputetë si prag për kuorum. Kjo ishte ofertë që opozita ta merr bajrakun për gjetjen e 3 kandidatëve konsensual, me merita e vlera kombëtare, kurse Lëvizja duke ju mbështetur që ta realizoni këtë akt. Pra, ju bashkë propozimin e kandidatëve, ne mbështetjen. Kjo është oferta për zgjidhje, kurse çfardo refuzimi apo qëndrimi ndryshe tregon se nuk doni zgjidhje, por zgjedhje”, shkroi deputetja.

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se LVV-ja, që i deshi emrat, e ka tashmë një emër – duke iu referuar Vjosa Osmanit – dhe e shtroi pyetjen se a do ta votojnë atë deputetët e mazhorancës.

“A deshtët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!”, shkroi ajo mbrëmë në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Elvis Hoxha, anëtar i LVV-së, tha në një video të publikuar sot në Facebook se LDK-ja “nuk i ka dhënë” votat për Vjosa Osmanin presidente.

Duke folur nga një kafene diku, ai i përmendi zgjedhjet e reja parlamentare si punë të kryer, ndërsa e quajti opozitën “depozita e bllokimit”.

I akuzoi edhe mediat, të cilat, sipas tij, “nuk duan kurrsesi që të ketë zhbllokim të politikës së Kosovës dhe të ketë qeverisje”.

Nëse deri të martën nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh./Gazeta Express

Poste të ngjashme

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e parë publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e zonës së Drenocit...

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52

Në 27-vjetorin e rënies heroike, komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni,...

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë...

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Hamza shpreh shqetësim për sulmin ndaj presidentit Trump në Washington

26/04/2026, 12:07

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve...

“Nëse presidentja e kryeministri s’e nënshkruajnë Asociacionin, s’ka fuqi që e krijon atë”, thotë Konjufca

A do ta tradhtojë Kurti, Osmanin edhe pas propozimit nga LDK-ja?

26/04/2026, 12:05

Kosova mund të përballet me një tjetër raund zgjedhjesh të jashtëzakonshme, pasi afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri...

Lajmi i fundit

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54
Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52
Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv