https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Synojmë stabilizimin sistemin elektroenergjetik dhe uljen e importin e energjisë

Kurti: Me SHBA-në raportet janë të mira, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja e importit të energjisë.

Në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive, Kurti premtoi se do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për biznese.

Kurti ka thënë se “Qeveria e ka të qartë se ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton, por sipas tij, ekzekutivi i vendit po sigurohet që të ndërrojë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja në fushën e energjisë”.

“Është mirë që vitin ta fillojmë me një sukses të këtillë për sektorin e energjisë. Për dekada të tëra, Kosova është përballur me vështirësi. Ne nuk kemi pasur nevojë vetëm për investime, por për një vizion që sjell rezultate që nuk mund të kthehen mbrapa. I kemi vënë vetës synime ambicioze dhe kemi caktuar një vizion sa është i sodit edhe largpamës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ne e kemi të qartë që ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton. Po sigurohemi që të ndërrojmë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja. Po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri, të cilat do t’i vendosim në Ferzaj dhe Istog”, ka potencuar ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurti po ashtu ka thënë se do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji si për amvisëri, ashtu edhe për biznese.

“125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën korporatën e energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOST-in, që do të përdoren për balancim të rrjetit. Do të kenë ndikim të menjëhershëm dhe të drejtë. Së pari, do ta stabilizojmë sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ulin koston e importit të energjisë; së dyti, do të rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për biznese; dhe së treti, do të hapim rrugën për integrimin e mëtejshëm të energjisë nga burimet e ripërtritshme si era, uji dhe dielli”, ka deklaruar Kurti.

Poste të ngjashme

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Abdixhiku: Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim

Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e LDK-së

05/05/2026, 17:58

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa...

Lajmi i fundit

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv