Kryeministri Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Përmes një njoftimi nga Qeveria, thuhet se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.
“Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Zëri