https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti takohet me zëvendës presidenten e Bankës Evropiane për Investime

Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot Zëvendëspresidenten e Bankës Evropiane për Investime (EIB), Lilyana Pavlova.

Krahas bashkëpunimit të deritanishëm dhe projekteve ekzistuese, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në të ardhmen, sidomos në fushat prioritare të Qeverisë, si ajo e energjisë, arsimit dhe shëndetësisë, në të cilat EIB mund të japë mbështetje përmes financimit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e Bankës Evropiane për Investime në zhvillimin e vendeve, duke e cilësuar atë si partnere të rëndësishme. Në 10 vitet e fundit, ky institucion financiar ka ofruar mbështetje me vlerë 241 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Përveç tjerash, në takim kryeministri gjithashtu foli edhe për Fondin Sovran, i cili u prezantua gjatë fundjavës që lamë pas. Me këtë rasti, Zëvendëspresidentja Pavlova shprehu gatishmërinë e EIB për të mbështetur Qeverinë në këtë nismë.

Ajo gjithashtu theksoi faktin dhe rëndësinë për ta që Kosova ka një qeveri të qëndrueshme, pozitën e mirë makrofinanciare të saj dhe politikat e duhura fiskale që ka ndërmarrë Qeveria.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

ADVERTISEMENT

Në takim bashkë me kryeministrin Kurti, të pranishëm ishin edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi si dhe Shefja e Kabinetit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Anila Abazi.

Zëvendëspresidentja, Lilyana Pavlova po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën Vienna Economic Talks që u mbajt sot për herë të parë në Prishtinë. Ajo ishte folëse kryesore në sesionin e dytë ku u diskutua për investimet e qëndrueshme në kohë krizash dhe në mjedis të fragmentarizuar, në të cilin pjesë e panelit ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Poste të ngjashme

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

02/04/2026, 9:09

Viktor Buzhala, ish kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, ka njoftuar se ka vendosur të...

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

02/04/2026, 7:48

Qytetarët janë ankuar se faturat e rrymës kohëve të fundit po u vijnë më shtrenjtë. kanë kërkuar nga institucionet përkatëse...

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

02/04/2026, 7:32

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave...

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

02/04/2026, 7:25

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri. Lajmin pë rmedia  e...

Lajmi i fundit

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

02/04/2026, 9:09
“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

02/04/2026, 7:48
Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

02/04/2026, 7:32
S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

02/04/2026, 7:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv