https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti tha se në tavolinë janë propozimi i tij dhe ai franko-gjerman, por nga BE thonë se pjesë e bisedimeve në Paris s’ishte asnjëri – ishte një i tretë

Kurti tha se në tavolinë janë propozimi i tij dhe ai franko-gjerman, por nga BE thonë se pjesë e bisedimeve në Paris s’ishte asnjëri – ishte një i tretë
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të nisej për në Paris të Francës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, natën vonë doli me një video të shkurtër ku, pos tjerash, njoftoi se “i kemi dy propozime në tavolinë, ai i imi… dhe propozimi franko gjerman”.

Por, në takimet me dyshen e Bashkimit Evropian, Josep Borell e Miroslav Lajçak, në tavolinë s’ishin as propozimi i Kurtit e as ai franko-gjerman. Ishte një i tretë dhe me përmbajtje krejt tjetër.

Çështja e targave që as s’po zëvendësohen e as nuk po shtyhet zëvendësimi për një tjetër moment, ka bërë që bisedimet për marrëveshje të lihen anash e në tavolinë të vijë një propozim për zhbllokimin e situatës.

I pyetur nga Albanian Post se a u diskutua në Paris për dy propozimet (franko-gjerman dhe të Kurtit), ashtu siç paralajmëroi kryeministri, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar shkurtimisht se çfarë thonë të tjerët s’mund të komentojë, porse për çfarë është diskutuar në këto takime mund t’i referohemi një fjalimi të udhëheqësit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

“S’mund të flasim për të tjerët, mund të flasim vetëm në emrin tonë, për Bashkimin Evropian dhe kjo është çfarë kemi thënë ne”, deklaroi Stano për AP.

“Diskutimet janë fokusuar në ndihmën që duhet ofruar palëve për të gjetur një zgjidhje urgjente të nevojshme për të tejkaluar krizën aktuale dhe të mirëmbajtjes së paqes e stabiliteti në terren”, është deklarimi i Borell, të cilin Stano fton të citohet.

Në një deklarim tjetër, që referon Stano, po të Borellit, bëhet e ditur se palëve tashmë u është ofruar një propozim se si të ketë zhvendosje nga kjo krizë, e thelluar edhe me largimin e serbëve nga Institucionet dhe rikthimin në dialog.

Duke njoftuar mbledhjen që ka me ministrat e BE-së, Borell deklaroi se në takim me Kurtin e presidentin serb, Vuçiq, “kemi prezantuar një propozim”.

“Ky propozim duhet të diskutohet. Është një rrugë e mirë për të dalë nga kjo situatë”, tha.

Se për çfarë propozimi bëhet fjalë, Albanian Post ka raportuar në detaje me 9 nëntor, para se Kurti e Vuçiq të niseshin për Paris.

Pika e parë e propozimit ndërkombëtar për të dalur nga kriza aktuale është që “të dyja palët duhet ta konfirmojnë përkushtimin e tyre për planin franko-gjerman dhe të dyja palët të kthehen në negociata”.

Në pikën dy bëhet një kërkesë eksplicite për qeverinë e Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Serbia pajtohet se kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet vetëm përbrenda tërësisë së planit franko-gjerman – pra, si pjesë e strukturës së përgjithshme të planit”, thuhet në propozimin ndërkombëtar në të cilin ka pasur qasje AP.

Pika e tretë është një tjetër kërkesë, por për Kosovën.

“Kosova pajtohet që të zbusë masat në raport me çështjen e targave”, pohon propozimi.

Synim i këtyre tri pikave në formë të kërkesave nga ndërkombëtarët është qetësimi i situatës në terren, kthimi i normalitetit dhe krijimi i mundësisë për vazhdim të dialogut në Bruksel.

“Kjo duhet të formojë bazën për rikthim në dialog dhe rikthimin gradual të serbëve në institucione”, pohohet në propozim.

Përafërsisht të njëjtin koment ka bërë Borell, kur ka pohuar se pret që pas pranimit të propozimit “serbët të kthehen menjëherë në institucionet, derisa Kosova ta shtyjë vendimin për targat”.

Se çfarë do të ndodhë tutje dhe cilat kanë qenë përgjigjet e Kurtit e Vuçiç për propozimin, do të kuptohet më shumë gjatë ditës, pasi është njoftuar se Borell do të dal në një konferencë për media, pas takimit me ministrat e Shteteve Anëtare.

Si erdhi deri te ky propozim?

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Duket paradoksale, por Qeveria e Kosovës e do Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Përgjithshme, e cila brenda qarkut tashmë njihet si Marrëveshja Bazë për Statusin e Raporteve, ndërsa Serbia nuk e do Asociacionin brenda marrëveshjes.

Por, Serbia e bën këtë refuzim pikërisht, sepse do zbatim të Asociacionit jashtë marrëveshjes, e vetëm pastaj të diskutohet mbi propozimin, duke kërkuar një koncesion tjetër.

Kosova e ka pranuar Asociacionin, por brenda marrëveshjes, në mënyrë që të nënkuptohet si lëshimi që po e bën Kosova në propozimin franko-gjerman.

Ky dualitet ka çuar edhe në bllokim të situatës në Veri, ku Kurti vendosi të zbatojë në mënyrë të sekuencuar vendimin për targat – qortim, gjobitje, tabela provuese.

ADVERTISEMENT

Serbia e përdori këtë vendim si shkas për të bllokuar bisedimet, duke udhëzuar Listën Serbe që të lëshojë institucionet e Kosovës, çka nënkupton rrëzim të tërësishëm të gjithë procesit dialogues në Bruksel dhe praktikisht zhbërje të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri në këtë fazë.

Frika e kësaj lëvizje të parashikuar nga Serbia, kishte obliguar komunitetin ndërkombëtar që të kërkonte nga Kurti shtyrje të vendimit, përkundër se publikisht do ta pranonin se Kosova ka të drejtë në zbatim.

AP kupton gjithashtu se Kurti kishte pranuar shtyrjen pas kërkesave të disahershme të ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve.

Madje kishte pasur dakordësim që shtyrja të bëhej në formë të qortimeve verbale nga Policia e Kosovës për përdoruesit e makinave me tabela ilegale.

Gjithçka dukej në rregull, deri ditën kur Kurti do shpallte vendimin për shtyrje të zbatimit përmes sekuencimit.

Ndërkombëtarët ishin befasuar nga deklarimi i kryeministrit të Kosovës, sepse shtyrja po ndodhte, por jo siç ishte dakordimi paraprak.

Brenda vendimit për shkallëzim ishte futur edhe një pikë për të cilën nuk kishin dijeni ndërkombëtarët – gjoba.

Albanian Post kupton se sekuenca e gjobës ishte ideuar, propozuar dhe në fund bërë pjesë e vendimit, nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Propozimin e vartësit të tij e kishte pranuar Kurti, me idenë se kështu do argumentohej më mirë në publik linja se qeveria nuk po heq dorë nga zbatimi i ligjit, vetëm se po e kategorizon vendimin në tri faza të ndryshme.

I papritshëm ishte gjithashtu afati i shtyrjes. Derisa ishin kërkuar 10 muaj, shtyrja deri me 21 prill përbënte diçka më shumë se gjashtë muaj.

Befasia e ndërkombëtarëve me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe mos njoftimin për ndryshimet çoi edhe në reagimet e ashpra të Departamentit Amerikan të shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhej se “SHBA-të janë të shqetësuara dhe të brengosura me vendimin e Qeverisë së Kosovës”.

Komunikatë që u përcoll nga Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit dhe më pas u ri-konfirmua edhe nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Edward “Ned” Price.

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv