Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.Kurti, sipas ZKM-së do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.
Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.Pas Kroacisë, shefi i Qeverisë udhëton për në Slloveni.
Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në kryeqytet. Sipas policisë, tre persona janë...







