https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti: Vuçiqi do të përdorte Asociacionin si emër të ri për Republikën Serbe

Kurti: Vuçiqi do të përdorte Asociacionin si emër të ri për Republikën Serbe

Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve “këtë vit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, duke e bërë të qartë se nuk do të ishte pa probleme, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.

“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikën kryesore. Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e ish-krahinës, megjithëse mund të pajtohet për një njohje ‘de facto’”, tha Kurti në një intervistë me Euractiv.

Komentet e Kurtit erdhën përpara një takimi të nivelit të lartë në Bruksel sot, ku liderët e Serbisë dhe Kosovës pritet të miratojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara.

Propozimi i përditësuar i BE-së, i marrë nga të dyja palët përpara fillimit të një samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë dhjetorin e kaluar, por që nuk është bërë ende publik, thuhet se përfshin njohjen reciproke të dokumenteve zyrtare, rritjen e ndihmës financiare dhe masa të tjera për të përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.

I pyetur për perspektivën e përfundimit të një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, sipas afatit kohor që është përcaktuar në propozimin e BE-së, Kurti tha, “sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit”.

“Ajo që ka mbetur për të negociuar – dhe nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, tha Kurti.

Asociacioni i komunave serbe

Përveç njohjes reciproke, çështja më e diskutueshme është një asociacion i planifikuar i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Prishtina ka frikë se mund të krijojë një rajon të shkëputur dhe Kurt ka hezituar ta pranojë, megjithëse Serbia dhe Perëndimi theksojnë se ishte rënë dakord për një dekadë më parë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Udhëheqësit e shumicës shqiptare etnike të Kosovës argumentojnë se një organ i tillë do t’i jepte Beogradit një ndikim të madh në vendin e tyre, ndërsa Beogradi thotë se është i nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e serbëve etnikë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ende pas etno-nacionalizmit territorial”, tha Kurti kur u pyet për retorikën e homologut të tij.

ADVERTISEMENT

“Në thelb, ai do të përdorte Asociacionin e Komunave Serbe si një emër të ri për Republikën Serbe”, tha ai, duke iu referuar entitetit shumë autonom serb të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, pas luftës së viteve 1991-95.

“Nga ana tjetër, shpresoj që pasi t’i hapim bisedimet, duke u mbështetur në propozimin e BE-së, do të rrisim besimin, sepse marrëveshjet nuk janë të zbatueshme nëse nuk ka besim, prandaj duhet një nivel i caktuar i mirëbesimit”, tha Kurti por paralajmëroi: “Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe zbatimi i marrëveshjeve në Ballkan kanë qenë dy planetë të ndryshëm dhe ne duhet t’i sjellim në të njëjtin kontinent, duke shtuar se “dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel gjatë dekadave të mëparshme, nuk janë zbatuar nga Serbia”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Propozimi aktual i BE-së, tha Kurti, do t’i referohet “pakicave kombëtare” në preambulën e tij dhe koncepteve universale si pavarësia, integriteti territorial, sovraniteti, reciprociteti, të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit dhe vetëvendosja.

“Ajo që më bën optimist është fakti se disa koncepte dhe nocione universale janë përdorur në këtë propozim në ndryshim nga dekada para ardhjes sime në pushtet, ku 33 marrëveshjet bazoheshin më shumë në ideologjinë e zgjidhjes së problemeve”, tha ai.

Ai tha se propozimet e mëparshme ishin shumë komplekse dhe të detajuara dhe për këtë arsye të vështira për t’u shitur për publikun, ndërsa ai i fundit ka vetëm një pengesë të madhe.

“Një nga 33 marrëveshje nuk e kaloi testin e kushtetutës sonë, sepse ajo përmendet si një asociacion mono-etnik”, tha Kurti, duke iu përgjigjur presionit në rritje nga BE-ja dhe SHBA-ja për të krijuar Asociacionin e Komunave Serbe.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos bëjmë marrëveshje, të cilat dështuan në testin e të drejtave të njeriut të kushtetutës së rendit demokratik dhe republikan, por në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh se në të gjithë Ballkanin kemi pakicat kombëtare – të drejtat e tyre nuk mund të jenë identike”, tha ai.

“Por sidoqoftë, ne nuk do të krijojmë këto disbalanca, të cilat bëhen burim tensionesh të mëtejshme”, shtoi ai.

Kurti tha se propozimi i BE-së nuk duhet të dalë nga 33 marrëveshjet e pazbatuara, duke shtuar se njohja reciproke duhet të jetë themeli i të gjithë procesit.

“Nga ana tjetër, në qendër, duhet të ketë njohje reciproke – nuk është e mundur të shërbesh kafe pa filxhan – çfarëdo që të bësh për sa i përket të drejtave dhe mekanizmave, shteti është një platformë që i siguron ato të drejta dhe ato mekanizma”, ka thënë Kurti.

Post Views: 174

Poste të ngjashme

Vdes Linda Imami – zëri që na çoi në zemër të Turqisë

Vdes Linda Imami – zëri që na çoi në zemër të Turqisë

07/09/2025, 21:44

Është ndarë nga jeta, Linda Imami, influencere dhe kreatore e njohur shqiptare. Klankosova.tv merr vesh se ajo ndërroi jetë në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Fëmija 2-vjeçar nga Rahoveci nuk u mbijetoi plagëve pas rrëzimit aksidental

07/09/2025, 21:29

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një...

Arrestohen dy persona në aeroport, kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit

Arrestohen dy persona në aeroport, kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit

07/09/2025, 16:07

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas të huaj në aeroportin “Adem Jashari”. Ekipet e rendit u njoftuan rreth...

Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

07/09/2025, 15:48

Një person ka gjetur pasditën e djeshme një predhë të pashpërthyer. Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj,...

Zgjedhjet lokale: 910 qendra votimi në gjithë vendin

Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

07/09/2025, 15:22

Suhareka është qyteti që prin me më së shumti të regjistruar për të votuar me postë nga diaspora. Ajo ndiqet...

Lajmi i fundit

Vdes Linda Imami – zëri që na çoi në zemër të Turqisë

Vdes Linda Imami – zëri që na çoi në zemër të Turqisë

07/09/2025, 21:44
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Fëmija 2-vjeçar nga Rahoveci nuk u mbijetoi plagëve pas rrëzimit aksidental

07/09/2025, 21:29
Arrestohen dy persona në aeroport, kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit

Arrestohen dy persona në aeroport, kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit

07/09/2025, 16:07
Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

07/09/2025, 15:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv