Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Ai tha se shteti ka identifikuar “shtatë inctanca apo aktorë shtetërorë dhe joshtetëror të Serbisë” që e kanë bërë këtë.
“Me gjithë këto, rreth 20% e votuesve serbë kanë votuar parti tjera nga Lista Serbe. Tash e katër vjet, e dimë që Serbia nuk mbanë në Kosovë as zgjedhjet e as referendumet e saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dëshmuar megjithatë ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor, por në të njëjtën kohë edhe ndikimin në rënie të Serbisë te qytetarët serbë në Kosovë. Këto zgjedhje kanë treguar se po lind pluralizmi politik edhe te serbët në Kosovë.” – tha Kurti, raporton Sinjali.