Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
Ai ka apeluar te qytetarët që t’ua përcjellin këtë porosi edhe miqve e të afërmve.
“Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”– ka shkruar ai.