Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së përcaktuar, është 1.83 euro.
Gjatë fjalimit të saj, ministrja u bëri thirrje të hapur qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast ku ky çmim tejkalohet nga pikat e karburantit.
“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila, raporton Insajderi.







