Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar se përgjimet e publikuara muaj më parë në media të bisedës së saj me ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherit ish –deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, kanë qenë spekulime dhe përdorim për konsum politik.
Kjo sipas Kusari-Lilës, është parë nga ata të cilët i kanë publikuar apo edhe nga ata të cilët siç tha ajo, janë sponsorizuar.
“Unë jam deklaruar shumë herë për ato përgjime, përveq faktit se ato ishin një komunikim krejtë normal me nënkryetarin atëherë të Kuvendit, ish-deputetin Simiq për çështje tërësisht të Kuvendit. Pjesa tjetër pastaj ka qenë shumë më tepër e spekulimeve dhe përdorimit për konsum politik që është parë, qoftë nga ata që i kanë publikuar, apo edhe nga të tjerët që i kanë sponsorizuar që është vërejtur. Por që fatmirësisht për ne në fakt si Grup Parlamentar ka treguar vetëm edhe njëherë unitetin dhe kauzën që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë”, ka thënë Kusari-Lila në Tëvë1.







