https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Masa e vendosur për ndalimin e importit të produkteve serbe ka të bëjë me sigurinë kombëtare

Kusari-Lila thotë se do t’i drejtohen Qeverisë me kërkesë për të ndarë fonde për Turqinë

I dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se masa e vendosur ndaj Serbisë, ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit të Kosovës në një konferencë për media ka thënë  se Kosova është në pritje të skenereve të cilat do të bënin skenimin e kamionëve apo mauneve që të hyjnë në të gjitha pikat kufitare.
“Përkundrejt të gjithave Kosova është në pritje të skenerve detajë, të cilët do të bënin skenimin e kamionëve apo mauneve që të hyjnë në të gjitha pikat kufitare, në veçanti për shkak të problemeve të sigurisë në pjesën veriore. Besoj që në afatet kohore do të gjendet modaliteti më i mirë që në momentin që të kemi siguri të plotë se mund të parandalohet çfarë do kontrabandimi ilegal nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës mund të hiqet masa e sigurisë, që po e ritheksoj është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo tha se në procesin e Berlinit, Kosova ka qenë palë jo vetëm konstruktive por ka insistuar që të jetë platforma e vetme e bashkëpunimit rajonal për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Janë dy procese në të cilat Kosova është në agjendën e forumeve rajonale, e para është e CEFTA-s. Pas kidnapimit të tre policëve nga ana e Serbisë, Kosova ka vendosur bllokimin e produkteve nga Serbia. Kërkesa e Gjermanisë e prezantuar përmes Sarrazinit ka të bëjë me heqjen e kësaj mase ndaj Serbisë në shkëmbim me vendosjen e emrit të Kosovës në marrëveshjen e CEFTA-s… Në procesin e Berlinit, Kosova ka qenë palë jo vetëm konstruktive por ka insistuar që të jetë platforma e vetme e bashkëpunimit rajonal për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty jemi të përfaqësuar si shtet pa asnjë dallim, d.m.th Kosova me 5 shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdojmë të mbetemi pjesëmarrës aktiv”, ka thënë Kusari-Lila.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Ndërkaq, Kusari-Lila po ashtu ka thënë që në mbledhjen e Kryesisë që seanca plenare është vendosur të mbahet më 26 shtator me pikat e pa përfunduar të seancave të kaluara.

Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim ”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ajo.

Poste të ngjashme

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin...

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00

Një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali merr vesh se rasti ka ndodh...

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Malishevë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të...

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar...

Lajmi i fundit

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

Tronditi qytetin me një kallashnikov, policia jep detaje të reja për rastin e djeshëm në Podujevë

29/01/2026, 9:43
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash: Prokuroria Speciale bastis dy lokacione, i dyshuar një kosovar

28/01/2026, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një person vetëvritet në dalje të autostradës nga Prishtina

28/01/2026, 17:00
Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv