https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kusari-Lila për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për një shpëtimtar

Kusari-Lila për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për një shpëtimtar
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila deklaroi sot se nuk e kanë parë draft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Përtej asaj se një iniciativë ndoshta me qëllim të mirë, por që mund të shkoj keq, është një thënie e vjetër që thotë se ‘rruga për në ferr është e ndërtuar me qëllime të mira. Prandaj nuk e shoh jashtë këtij konteksti as këtë propozim”, deklaroi Kusari Lila, derisa tregoi se nuk e kanë parë draft-statutin e Asociacionit.

“Ne nuk kemi si ta shohim, për arsye se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë vet kryeministri Rama, nuk është konsultuar. Unë mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë, krejt historinë e këtij procesi dhe natyrisht rëndësinë e kuptimit të rrjedhës përpara bazuar në parime”, tha ajo.

Ajo tha se raportet me Shqipërinë janë më tepër se fqinjësore. Kusari-Lila u shpreh se draft-statuti i Ramës para se të shkojë Francë dhe Gjermani, duhet të jetë i Kosovës, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

“Ky dokument i shkruar nga zotëri Rama besoj përfundon atje për ku është nisur. Ai dokument nuk është për Francën, për Gjermaninë e shtetet tjera. Ai dokument është për Kosovën, para se të shkojë atje duhet të jetë i Kosovës, me Kosovën dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar në formën e ofrimit të një drafti të statutit. Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve, të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë, e natyrisht edhe me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, shtoi Kusari-Lila.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund...

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

13/04/2026, 15:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i...

Sadiku: Korrigjimi i kurfirit me Serbinë e bashkimi me Shqipërinë janë zgjidhja më e mirë

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

13/04/2026, 15:30

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka publikuar disa informata për pjesën fininciare të deputetëve. Ai ka bërë me dije se...

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

13/04/2026, 15:12

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se sektori i turizmit...

Prokuroria del me komunikatë pas ngjarjes së rëndë në QKUK!

Lirimi i Akil Gjakovës nga akuza, Prokuroria del kundër vendimit – këto janë shkeljet që ka gjetur

13/04/2026, 15:08

Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar ankesë zyrtare në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit lirues për xhudistin e njohur Akil Gjakova, i...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39
Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

13/04/2026, 15:35
Sadiku: Korrigjimi i kurfirit me Serbinë e bashkimi me Shqipërinë janë zgjidhja më e mirë

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

13/04/2026, 15:30
Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

13/04/2026, 15:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv