https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kusari-Lila vendosi tavanin 1.83 euro, Berjani parashikon goditje të re: Nesër rritje e madhe e çmimeve

Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën është 1.83 euro, ftoj qytetarët t’i denoncojnë keqpërdoruesit
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat i ashpër me ftesë të LDK-së për shtrenjtimin e derivateve, lajmet nga terreni paralajmërojnë një goditje të re për xhepin e qytetarëve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një prononcim për Insajderin, ka zbuluar gjendjen reale të çmimeve këtë të premte, por ka dhënë edhe një paralajmërim shqetësues për ditën e nesërme.

Ndonëse ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi sot se çmimi maksimal i lejuar (tavani) është 1.83 euro, Berjani konfirmoi se në pikat e karburantit çmimet aktualisht janë pak më të ulëta.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Çmimet e derivateve sot në Kosovë janë përafërsisht: Dizelli 1.79 euro deri në 1.81euro” u shpreh Berjani.

Megjithatë, ky stabilitet i përkohshëm pritet të thyhet shumë shpejt.

Berjani ka paralajmëruar se lëvizjet në bursa do të reflektohen menjëherë te ne.

Berjani prezantoi edhe shifrat nga vendet fqinje, ku Kosova aktualisht qëndron më mirë se Shqipëria, por ngjashëm me Serbinë e Malin e Zi.

“Shqipëri: Dizelli 2.08 euro, Benzina 2.03euro Serbi: Dizelli 1.80 euro, benzina 1.75 euro, Mal i Zi: Dizelli 1.80 euro, Benzina 1.75euro”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, Ministrja, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së përcaktuar, është 1.83 euro.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë fjalimit të saj, ministrja u bëri thirrje të hapur qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast ku ky çmim tejkalohet nga pikat e karburantit.

“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila, raporton Insajderi.

Poste të ngjashme

Gola i vetëm në Kuvend: S’është fer të tërhiqen paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Gola i vetëm në Kuvend: S’është fer të tërhiqen paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

03/04/2026, 16:31

Nënkryetari i LVV-së në Kuvend, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, i cili ka thënë se...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

03/04/2026, 16:20

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar njëjtë si Lista Serbe duke munguar në seancën...

Sadiku i LDK-së: Në Kuvend po mungojnë vetëm VV dhe Lista Srpska

Sadiku i LDK-së: Në Kuvend po mungojnë vetëm VV dhe Lista Srpska

03/04/2026, 16:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, e ka kritikuar Vetëvendosjen dhe kabinetin qeveritar, për mungesën e tyre në...

Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Çitaku për mungesën e VV-së në seancë: S’po duan me dëgju se s’po shkojnë nëpër markete me xhipa të zi me ble ushqim vetë

03/04/2026, 16:03

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku tha se mungesa e Lëvizjes Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme...

Shala (PDK): LVV-ja e ka lënë vendin pa rezerva shtetërore

Shala (PDK): LVV-ja e ka lënë vendin pa rezerva shtetërore

03/04/2026, 15:35

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë lidhur me situatën aktuale me çmimet e derivateve. Ai thotë se kriza...

Lajmi i fundit

Gola i vetëm në Kuvend: S’është fer të tërhiqen paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Gola i vetëm në Kuvend: S’është fer të tërhiqen paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

03/04/2026, 16:31
“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

03/04/2026, 16:20
Sadiku i LDK-së: Në Kuvend po mungojnë vetëm VV dhe Lista Srpska

Sadiku i LDK-së: Në Kuvend po mungojnë vetëm VV dhe Lista Srpska

03/04/2026, 16:11
Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Çitaku për mungesën e VV-së në seancë: S’po duan me dëgju se s’po shkojnë nëpër markete me xhipa të zi me ble ushqim vetë

03/04/2026, 16:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv