Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me pyetjen se kush duhet të lëshoj pe për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u pyet disa herë nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, se kush duhet të lëshojë pe në këtë proces.
Megjithatë, kryeministri i shmangu pyetjet dhe nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke u fokusuar në pyetje të tjera gjatë deklarimit të tij.






