https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi e miraton me 97 vota Rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist në veri

Kuvendi e miraton me 97 vota Rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist në veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 97 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës, i cili ka ndodhur të dielën.

Në këtë Rezolutë të punuar nga Grupet Parlamentare, kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me mbështetjen që i ka bërë këtij grupit terrorist, nga sulmet e të cilit ka vdekur një polici i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Dokument që është propozuar nga të gjitha grupet parlamentare ka 7 nene, ku iu jepet mbështetja institucioneve të Kosovës për ngjarjet në veri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale të Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar e Serbinë me rolin e saj në raport me nxitjen, shtytjen, ndihmën dhe mbështetjen e e çdo llojshmëri që i ka bërë grupit terrorist ne Veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikan e parë të draft-rezolutës.

Në nenin dy, dokumenti vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë në aksionin e të dielës.

ADVERTISEMENT

“OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës për të vazhduar punën në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në piken e tretë të dokumentit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“4.KËRKON edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të vazhdoj punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës; 5.INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik edhe më të madh në radhët e komuniteteve joshumicë, me theks të veçantë te komuniteti serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës”, është thënë në dokument.

Më pas, Rezoluta kërkon që Qeveria të bashkëpunojë me aleatët perëndimor.

“6. KËRKON edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përmbashkëta euro-atlantike duke punuar edhe më tutje në krijimin e fqinjësisë dhe bashkëpunimit të mirë me vendet e rajonit; 7. KONFIRMON besimin se pas plotësimit të kushteve përkatëse dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht rolit kyç të SHBA-ve, Republika e Kosovës do të vazhdoj të ndjek rrugën për zhvillimin dhe përfundimin e dialogut me Republikën e Serbisë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet dy shteteve”, thuhet në dokument.

Poste të ngjashme

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

15/03/2026, 23:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

15/03/2026, 23:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

15/03/2026, 22:59

    Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ndarë një moment nga iftari i organizuar në...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Lajmi i fundit

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

E trishtë, ky është i riu që dyshohet se i dha fund jetës(Emri)

15/03/2026, 23:24
E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

15/03/2026, 23:05
Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

15/03/2026, 22:59
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv