https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së

Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), sot në Reykjavik të Islandës ka mbledhur rreth 60 anëtarë, në të cilin po merr pjesë edhe anëtari i delegacionit të Kosovës, Arben Gashi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfaqësohet në një takim të këtij niveli, që kur ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pritet që takimin të hapë presidenti i APKE-së, Tiny Kox, duke pasuar me një fjalim mirëseardhjeje nga Alþingi Birgir Ármannsson, kryetar i Parlamentit të Islandës. Po ashtu në orët e pasdites, pjesëmarrësve pritet t’i drejtohet edhe znj. Bordis Kolbrun Reykfjoro Gylfadottir, ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave.

Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi “Dhunën Digjitale ndaj Grave”.

Parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi “Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Ata pritet që të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës si një gur themeli i arkitekturës politike Evropiane, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve – ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari.

Komiteti i Përhershëm i APKE-se përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-se, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë ne ketë organizatë./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26

    Shkruan nipi i të ndjerit, gazetari Safet Zejnullau: “Dje ne Qerret te Kavajes i dhame lamtumiren e fundit...

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se ka paraqitur...

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12.11.2026, do të ketë punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Lajmi i fundit

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26
Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26
KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv