https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kuvendi komunal miratoi raportin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në territorin e Komunës së Podujevës

Kuvendi komunal miratoi raportin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në territorin e Komunës së Podujevës
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit të Komunës së Podujevës e inicuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, për miratim të raportit përfundimtar nga komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, anëtarë të ekzekutivit, anëtarë të kuvendit dhe përfaqësues të KFOR-it.
Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, paraqiti raportin përfundimtar mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet gjatë muajit janar në territorin e komunës së Podujevës, ku theksoi që vlera e dëmëve arrinë në 3,185,686.47 euro.
Drejtori Selimi theksoi se nga data 19.01.2023, komisioni ka shqyrtuar gjithsej 286 kërkesa për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare, bujqësi dhe infrastrukturë, ndërsa llogaritja e tyre është bërë në bazë të çmimeve të tregut dhe raportit të gjelbër të vitit 2022.
Vlera e dëmeve në ekonomi familjare sipas raportit është 292,651.50 euro, vlera e dëmeve të shkaktuara në bujqësi 335,065.97 euro, ndërsa vlera e dëmeve në infrastrukturë 2,557,969.39 euro. Pas diskutimit të anëtarëve të kuvendit, të gjitha subjektet politike mbështetën raportin përfundimtar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në territorin e Komunës së Podujevës.
Pikë tjetër në këtë mbledhje ishte edhe rishqyrtimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Podujevës për periudhën 2023-2025 e cila ishte miratuar në mbledhjen e kuvendit të komunës më 09.12.2022, për të cilën drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, prezantoi rekomandimet dhe të gjeturat nga ministria përkatëse për vlerësim të ligjshmërisë, të cilat rekomandime tha që tashmë janë harmonizuar dhe se tani strategjia është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Pas diskutimeve të asamblistëve, rishqyrtimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Podujevës për periudhën 2023-2025 me plotësim ndryshimet e rekomanduara u miratua.

Poste të ngjashme

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Lajmi i fundit

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv