Jesmir Badalli është personi tjetër i cili është arrestuar sot pas vrasjes së 31 vjeçarit, Visart Cengu nga Kukësi.
Një sherr që nisi në lokalin “Kobra city” ka përfunduar me viktima. Një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur.
Pesë persona janë ndaluar nga policia e Kosovës. Në mesin e tyre është edhe roja, Jesmir Badalli.
Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij, por deri me tani dihet se ai ka qenë i përfshirë në këtë përleshje së bashku me pronarin e lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”.








