Këngëtari i njohur Labinot Tahiri sonte ka festuar një moment të veçantë në jetën e tij personale – fejesën e djalit, Eltonit, me Ina Behlulin.
Me emocione të sinqerta, Labi ka ndarë urimet e tij duke e përshkruar këtë ditë si një fillim të ri të mbushur me dashuri, lumturi dhe bekime.
“????Elton Tahiri dhe Ina Behluli???? Urime nga zemra prej meje, mamit, Zanes dhe Edit. Qofshi gjithmonë të mbushur me gëzime, me dashuri e me të gjitha të mirat që Zoti i dhuron. Ashtu siç ia urojmë çdo të riu dhe çdo çifti që niset në këtë rrugëtim të bukur, edhe juve ua urojmë një jetë me lumturi, harmoni dhe bekime pa fund. ???? Ju bekoftë Zoti! ❤️ Ju duam shumë!”, ka shkruar Labi.