https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lajmi i Fundit: Lajçaku nesër viziton Kosovën

Lajmi i Fundit: Lajçaku nesër viziton Kosovën

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj në Bruksel.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, sipas burimeve, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas bllokut mund të rrisin tensionet në veri të vendit.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kritikuar Kosovën për, siç kanë thënë, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, në veriun e banuar me shumicë serbe. Këto kritika janë bërë pasi më 30 gusht, Kosova mbylli pesë institucione që funksiononin sipas sistemit serb.

Stano ka folur edhe për ftesën për intervistim të politikanëve serbë nga institucionet e Kosovës, të cilët kanë udhëhequr strukturat paralele serbe, që u mbyllën nga Kosova.

Ata po dyshohet për “falsifikim dokumentesh”. Por, partia Lista Serbe e ka cilësuar ftesën për intervistim si “përndjekje politike” të serbëve.

BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës dhe përcjellim qartë mesazhet tona. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë asaj që kemi thënë më herët. Situata është mjaft e ndjeshme dhe mesazhi është që të evitohen hapat që mund të nxisin tensionet. Shpresojmë të zgjidhim këto çështje aty ku duhet. Vendi është në procesin e dialogut”, tha Stano.

Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.

 

Post Views: 169

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet një burrë i vdekur në Llaushë, pranë iu gjet arma me shtatë fishekë e një gëzhojë

19/07/2025, 17:22

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë rreth 64 vjeç ka humbur jetën,...

Sulm me armë zjarri në Pejë

Iu sekuestruan dy telefona dhe u dërgua në mbajtje, policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit

19/07/2025, 8:55

Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor...

Shqetësuese: 21 -vjeçari kapet me kokainë në Fushë Kosovë – Pranon se ishte e tij dhe është konsumues

Shqetësuese: 21 -vjeçari kapet me kokainë në Fushë Kosovë – Pranon se ishte e tij dhe është konsumues

19/07/2025, 8:25

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen...

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

19/07/2025, 8:16

Një vajzë e mitur raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

19/07/2025, 8:06

Policia ka njoftuar se një grua në Gjilan ka raportuar në polici se një burrë ka kryer marrëdhënie seksuale pa...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet një burrë i vdekur në Llaushë, pranë iu gjet arma me shtatë fishekë e një gëzhojë

19/07/2025, 17:22
Sulm me armë zjarri në Pejë

Iu sekuestruan dy telefona dhe u dërgua në mbajtje, policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit

19/07/2025, 8:55
Shqetësuese: 21 -vjeçari kapet me kokainë në Fushë Kosovë – Pranon se ishte e tij dhe është konsumues

Shqetësuese: 21 -vjeçari kapet me kokainë në Fushë Kosovë – Pranon se ishte e tij dhe është konsumues

19/07/2025, 8:25
Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

19/07/2025, 8:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv