Policia e Kosovës ka nisur edhe një aksion në veri të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Banjskës.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Kujtojmë se nga disa aksione të Policisë janë kapur arsenal armësh në veri, që nga sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator.







