Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit ka ndarë përshtypjet e tij nga Turneu Memorial i Futbollit kushtuar Komandantit Zahir Pajaziti, finalja e të cilit u zhvillua më 12 korrik 2026 në kompleksin “Park Plazza” në Podujevë.

Sipas tij, turneu u organizua nga Arton Selmani, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit Organizativ, me përkrahjen e Komunës së Podujevës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Para ndeshjes finale u zhvillua një takim miqësor ndërmjet FC Veteranëve të UÇK-së dhe FC Estradës, ku veteranët e UÇK-së shënuan fitore.
Finalja e turneut u luajt ndërmjet ekipeve FC “7 Vëllezërit nga Sylevica” dhe FC “Te Nazi”, me ekipin “7 Vëllezërit nga Sylevica” që u shpall fitues i turneut.
Atmosferën e finales e pasuroi komentatori sportiv Skifter Blakaj, i cili komentoi ndeshjen drejtpërdrejt në TV Llapi.
Në fund, ai shprehu falënderime për organizatorët, institucionet mbështetëse dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për Komandantin Zahir Pajaziti dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
“Lavdi Dëshmorëve të Kombit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, përfundon reagimi i tij.
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra. Pritja më e...






