https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?
Share on FacebookShare on Twitter

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur mundësinë që ajo të jetë pjesë e listës së partisë.

Sipas tij, LDK po synon riorganizim dhe bashkim të brendshëm, duke përfshirë edhe figura të dikurshme të saj.

Juristja Krenare Vokshi tha se zhvillimet politike nuk janë statike dhe se riformatimi i raporteve politike mund të shërbejë për stabilitet institucional.

“Politika nuk është statike. Ajo që deri dje është parë si ndarje, sot mund të shndërrohet në domosdoshmëri për bashkim në forma të ndryshme, qoftë për stabilitetin e vendit apo për forcimin e një blloku të përbashkët opozitar. Nuk është e çuditshme që të ketë zhvillime të tilla, pasi hapat e deritanishëm mund të çojnë në këtë drejtim”, tha ajo.

Ndërkohë, gazetari Vullnet Krasniqi vlerësoi se një rikthim i mundshëm i Osmanit do të ndikonte ndjeshëm në skenën politike dhe mund të sjellë tensione brenda LDK-së.

Sigurisht që një rikthim i tillë do ta shkundë LDK-në dhe besoj se mund të sjellë edhe përçarje brenda saj, sidomos sa i përket votave që mund t’i sjellë Vjosa Osmani”, deklaroi Krasniqi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Njëherësh, profesoresha universitare Vjosa Hamiti theksoi se klasa politike në Kosovë po përballet me mungesë liderësh vizionarë dhe se situata aktuale kërkon më shumë drejtim dhe vizion strategjik.

Në këto katër apo pesë vitet e fundit, sidomos gjatë këtij viti, është e qartë se klasa politike në Kosovë është shumë e dobët, pa përjashtim si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Po mungojnë liderët vizionarë që punojnë në interes të Kosovës”, tha Hamiti.

Poste të ngjashme

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

16/04/2026, 14:24

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot. Pas...

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

16/04/2026, 14:22

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e një babai dhe dy fëmijëve si pasojë e...

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka përfunduar. Afat për vendimin e madh po afron. E tek tash, kanë nisur të...

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit

16/04/2026, 13:22

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në...

Lajmi i fundit

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

16/04/2026, 14:24
U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

16/04/2026, 14:22
Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39
Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv