Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plot 70 milionë euro.
Në një postim në Facebook, thuhet se politikat e gabuara të qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.
“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri.
Politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk I zgjidhin problemet e së ardhmes.
Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur për rreth 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro.
Së fundmi, në vend është riaktualizuar thirrja për të bojkotuar produktet me origjinë nga Serbia.







