https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

LDK-ja në Podujevë thotë se Bulliqi e fyeu asamblistin e tyre duke i thënë “pis” e “han në grazhd”

LDK-ja në Podujevë thotë se Bulliqi e fyeu asamblistin e tyre duke i thënë “pis” e “han në grazhd”
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, se e ka fyer asamblistin e kësaj partie, Ekrem Rrahmanin.

Sipas LDK-së, ligji thotë se kryetari i komunës merr pjesë në kuvend vetëm kur është e nevojshme për të diskutuar çështje të caktuara ose kur ftohet nga Kuvendi, por sipas LDK-së, Bulliqi “duke shfrytëzuar një kryesues të dobët, e mori udhëheqjen e seancën në cilësinë e kryesuesit të kuvendit, duke tejkaluar kompetencat e tij” dhe sipas tyre, duke mos kontribuar aspak në krijimin e një gjuhe bashkëpunimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Përkundrazi, ai ka qenë provokativ dhe ka kontribuar në polarizimin e debatit. Gjatë këtij debati, ai fyeu asamblistin Ekrem Rrahmani duke e quajtur ‘pis’ dhe ‘han në grazhd’, gjuhë kjo që nuk është parlamentare dhe që nuk përkon me funksionin e tij. Fatkeqësisht, ky është niveli i komunikimit që na ofron ky udhëheqës”.

“Ne, si grup këshilltarësh, në pamundësi për ta realizuar këtë të drejtë ligjore, bllokuam seancën e Kuvendit deri në vendosjen e ligjshmërisë. Megjithatë, ky pushtet e kontrabandoi të gjithë seancën e Kuvendit në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar makinacionin e tij të votimit në Kuvend dhe duke kaluar pikat vetëm me votim, pa diskutim dhe pa vërejtje”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, LDK-ja në Podujevë tha se VV-ja, përveç që e refuzoi pjesëmarrjen e LDK-së në Komitetin për Komunitete, ata e miratuan edhe planin e hollësishëm për zonën industriale, i cili sipas tyre, u vendos në rendin e ditës pa dëgjim publik dhe pa marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Ky pushtet, në mënyrë të fshehtë dhe të pandershme, votoi gjithashtu për dyfishimin e tatimit në pronë për qytetarët llapjanë, duke rënduar më tej barrën e tyre ekonomike. Ne, si grup i këshilltarëve të LDK-së, mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kërkojmë respektimin e ligjit dhe transparencës në vendimmarrje”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Sigurisht, kontrabandimi i seancës nuk do të kalojë pa interpretim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ku ne do të kërkojmë që për shkak të shkeljes së ligjshmërisë, kjo seancë të përsëritet”.

“Ofendimet që LVV ka shpërndarë përmes një komunikate, duke i quajtur “rrugaçë” asamblistët tanë, tregojnë për nivelin dhe për shpifjet e tyre. Siç edhe dihet, seancat e Kuvendit transmetohen drejtpërdrejt përmes TV Llapi dhe salla e Kuvendit është e mbuluar me kamera. Pamjet flasin qartë se asamblisti Rrahmani në asnjë moment nuk e ka prekur fizikisht Bulliqin”, thuhet në reagim.

Poste të ngjashme

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12.11.2026, do të ketë punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi  se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në të njëjtin lokacion, në fshatin Peran të Podujevës. IndeksOnline ka siguruar...

Lajmi i fundit

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv