Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar takimet me ekspertët brenda partisë.
Të enjten pasdite, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, kanë takuar ekspertët e shëndetësisë.
Në këtë takim janë diskutuar projektet kryesore të programit politik “Rruga e Re” në fushën e shëndetësisë.
“Koeficienti 150, që i bie rritje të pagave për mjekët nga 814 euro në 1110 euro, sigurimet shëndetësore, ndërtimi i Qendrës së Re Spitalore, sistemi informativ shëndetësor dhe menaxhimi i kontraktuar”, janë disa nga projektet e programit “Rruga e Re”.
Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se në javët në vazhdim do të mbahen edhe takime me ekspertë të fushave tjera, për të shpërndarë sa më mirë programin politik “Rruga e Re”.
Postimi i plotë:
Sot, konstituam Departamentin e Shëndetësisë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Do të themelohen gjithsej 21 sosh.
Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’.
Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.
Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.
Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.
Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.
Plot 150 milion euro investime në pajisje të reja.
Koeficient 150 për stafin shëndetësor.
Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’.
Rrugën e bëjmë bashkë!.







