Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë mbajti një takim të rëndësishëm sonte, ku u diskutua për përgatitjet intensive dhe punën në terren për zgjedhjet e 9 shkurtit. Anëtarët e kryesisë shprehën njëzëri përkushtimin dhe motivimin e tyre për të arritur fitoren, duke theksuar rëndësinë e një ndryshimi të thellë në qeverisjen vendore dhe kombëtare.
Postimi i plot:
Diskutim përmbajtësor në takimin e sontëm me anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Podujevë.
Biseduam për përgatitjet dhe punën në terren që është duke e bërë secili për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përveç punës dhe përkushtimit, secili nga ta, njëzëri, janë të motivuar që të kontribuojnë për fitoren e madhe të LDK-së, më 9 shkurt.
Më shumë se fitore të zgjedhjeve, bashkërisht ndamë të njëjtën bindje, se 9 shkurti do të ndalë një keqqeverisje nacionale për të ndalur më pas edhe atë lokale.
Është nevojë imediate që bashkërisht me anëtarë, veprimtarë e qytetarë të punojmë pandalshëm drejt fitores, e cila vendit do t’i jap qeverisjen e merituar, e cila do ta trajtojë dinjitetshëm çdo kategori të shoqërisë.
Zëri i secilit anëtarë është zëri i veprimtarëve tanë, e zëri i veprimtarëve është zëri i qytetarëve, që njëzëri kërkojnë e punojnë me besim e përkushtim të fuqishëm për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës!







