Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të përgjigjes së partive të tjera për çështjen e 15 pikëshit të Qeverisë së Unitetit, e propozuar nga vet ajo si zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik.
Kështu bëri të ditur gazetarja Qëndresa Bellagoshi, e cila nga afër ka përcjell seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, njashtu dhe shpalosjen e 15 pikëshit të Qeverisë Tranzicionale.
“Deputetët e LDK-së, siç është Armend Zemaj ka mbrojtur pikat të cilat janë paraqitur. Ai tha se nuk kanë nevojë ta dërgojnë të njëjtin material kryetarëve të partive, pasi dokumenti është publik”, tha tutje Bellagoshi.