https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

LDK për VV-në: Pa 61 vota s’mund të qeverisni – s’do të lejojmë bllokimin e Kosovës për interesa partiake

Abdixhiku akuzon Kurtin: Qeveria me sjellje arrogante nuk raporton rregullisht për dialogun

Pas dështimit për herë të tretë radhazi të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, duke theksuar se ky dështim e dëshmon mungesën e shumicës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas LDK-së, përpjekja e sotme për votimin e Kryetares së Kuvendit – post për të cilin ishte propozuar Albulena Haxhiu nga VV – është shembull i qartë i mungesës së mbështetjes parlamentare që kjo parti ka.

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët”, thuhet në komunikatë.

LDK rithekson se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces që cenon rendin kushtetues dhe procedurat demokratike, duke akuzuar VV-në për presione e kalkulime të dyshimta ndaj deputetëve.

Komunikata e plotë:

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit.

Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon pozicionin e saj të qartë:

Së pari, pranimi i dorëheqjeve verbale nga anëtarët e Qeverisë të certifikuar si deputetë nga Komisioni për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve ka hapur rrugë për konstituimin formal të Legjislaturës së IX.

Së dyti, LDK-ja ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në asnjë proces që cenon rendin kushtetues, procedurat demokratike dhe vullnetin e lirë parlamentar.

ADVERTISEMENT

Së treti, çdo zyrtar i Qeverisë që ka bërë betimin si deputet, duhet ta dijë se çdo vendim i tij ekzekutiv nga 27 marsi bie ndesh me ligjin dhe LDK është e bindur që përbën shkelje penale prandaj dhe duhet të hetohet.

Së katërti, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, realiteti është i qartë: Vetëvendosje nuk i ka numrat. Dhe ky fakt nuk mund të fshihet pas akrobacive procedurale apo improvizimeve parlamentare.

Së pesti, kushdo që pretendon qeverisjen e vendit, duhet të sigurojë minimalisht 61 vota. Çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa këtë shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Së fundmi, LDK-ja thekson se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe legjitimitet të plotë politik. Ne nuk do të lejojmë që Republika e Kosovës të bllokohet për interesa të ngushta partiake. Rruga e vetme përpara është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes, i ligjshmërisë dhe i përgjegjësisë demokratike – gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.

Post Views: 239

Poste të ngjashme

8 vjet betejë e fshehtë: Aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

8 vjet betejë e fshehtë: Aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

30/07/2025, 15:56

Aktorja e njohur turke Cemre Baysel ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë dhe shumë personal. Prej plot 8...

Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

30/07/2025, 15:48

Një zjarr shpërtheu pasdite në kompaninë “Izolimi”, afër lokacionit të njohur si “Rrethi i Ismetit” në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Nuk ka...

Haradinaj mbështetë protestën e OVL-UÇK-së

Haradinaj mbështetë protestën e OVL-UÇK-së

30/07/2025, 15:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar thirrjes për protestë të të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së...

KEDS-i nis zbatimin e vendimit të ZRRE-së për bizneset që janë subjekt i liberalizimit të tregut të energjisë

KEDS-i nis zbatimin e vendimit të ZRRE-së për bizneset që janë subjekt i liberalizimit të tregut të energjisë

30/07/2025, 13:54

Sipas nenit 39 të Ligjit për energjinë elektrike (nr. 05/L-085) dhe Rregullës për furnizuesin e mundësisë së fundit (FMF- KEK),...

Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet

Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet

30/07/2025, 13:45

Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se është rrëmbyer nga persona të panjohur në orët e hershme të...

Lajmi i fundit

8 vjet betejë e fshehtë: Aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

8 vjet betejë e fshehtë: Aktorja e njohur turke operohet urgjentisht

30/07/2025, 15:56
Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

Detaje të reja për zjarrin: Pronari dyshon se rryma mund të jetë shkak, dëmet rreth 250 mijë euro

30/07/2025, 15:48
Haradinaj mbështetë protestën e OVL-UÇK-së

Haradinaj mbështetë protestën e OVL-UÇK-së

30/07/2025, 15:39
KEDS-i nis zbatimin e vendimit të ZRRE-së për bizneset që janë subjekt i liberalizimit të tregut të energjisë

KEDS-i nis zbatimin e vendimit të ZRRE-së për bizneset që janë subjekt i liberalizimit të tregut të energjisë

30/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv