Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet financiare për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke dhënë informacion në lidhje me shpenzimet dhe burimet e financimit për tremujorin e parë të vitit 2025, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin e KQZ-së, thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 155 mijë e 334 euro e 10 centë gjatë kësaj periudhe.
Buxheti i përgjithshëm i LDK-së për tremujorin e parë ishte 168 mijë e 177 euro e 46 centë, duke lënë një mbetje prej 12 mijë e 843 euro e 36 centë.