Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një defekti të ashensorit në një prej komplekseve banesore në Fushë Kosovë.
Sipas disa prej banorëve të këtij blloku, lifti është përplasur nga kati 1 në katin 0 derisa të gjashtë personat kanë qenë duke e shfrytëzuar për lëvizje
Për KlanKosova.tv njëri nga banorët e bllokut ka thënë se ashensorët në ndërtesë përveç që janë me kapacitet të vogël shpesh kanë edhe prishje.







