Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një prononcim për GazetaBlic, konfirmoi se kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.







