Ligji i cili ishte paraparë ta bënte unifikimin e çmimit të barnave, edhe pas rreth 10 muajsh që kur ka hyrë në fuqi, nuk po gjen zbatim në Kosovë.
Si rrjedhojë, qytetarët po paguajnë çmime të ndryshme për barnat e njëjta, varësisht se në cilën farmaci i blejnë ato. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke punuar që ligji të gjejë zbatim, derisa qytetarët ngrehin shqetësime edhe për çmimet e larta të ilaçeve.
“I përdori disa barna për eshtra. Të premten ka qenë 13.80 euro, e të hënën kur kam shkuar në barnatore është bërë 15.80 euro”, tha Rexhep Azemi, qytetar.
“Ka shumë dallim në çmime nga barnatorja në barnatore”, shtoi ai