Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë detaje shtesë për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
Limaj u shpreh se në takimi i ka kërkuar Kurtit që t’i tregojë se çfarë konkretisht dëshiron, pasi siç tha nuk do të donte të shihte kryeministrin e vendit në siklet.
“I kam thënë zotëri Kurtit se çka po kërkon prej meje, a po i don numrat apo dëshiron partneritet, nëse i doni numrat unë e kam ndërmend me t’i dhënë numrat e me dal në parlament e me bë qeverinë e pakicës dhe arsyetimin tim e jap në Kuvend. Nuk dua që kryeministri i vendit tim kur e ka një siklet dhe situatë të tillë për numra, Kurti më ka thënë se nuk është i interesuar për numra por për partneritet. Unë mund me i shërbyer vendit tim veç nga partneriteti në Kuvend pasi ne nuk jemi të interesuar për qeveri në asnjë rrethanë. I kam arsyet e mija se pse dhe rrugës do të shihen veprimet se pse parnetitet në parlament”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Në tavolinë ka qenë Kurti dhe Besnik Bislimi dhe janë habitur kur ju kam thënë se nuk jam i interesuar për qeveri – kam parë një befasi tek ta. Aktualisht angazhimin tim mundem më dhënë më të mirë nëse duan partneritet – kaq ka qenë takimi im. Nuk e kam kushtëzuar kurrë me numra”, u shpreh Limaj.







