https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që e cilëson bllokadën në Kuvend si situatë që duhet zgjidhur përmes një marrëveshjeje politike brenda 30 ditëve.

Përmes një postimi, Limaj ka rikujtuar se qëndrimi i NISMA-s menjëherë pas zgjedhjeve ishte i qartë – se për interesa nacionale, partia e tij ishte e gatshme të bisedonte me cilindo lider politik.

“Sot, kur të gjithë liderët politikë janë ftuar në një tryezë nga kryetari i Vetëvendosjes dhe po e pranojnë nevojën për një marrëveshje politike, është me rëndësi të kujtojmë se kjo nuk është një rrugë e re, por është rruga që ne e kemi propozuar muaj më parë!

Rrugë që atëherë u kontestua, u nënvlerësua, u kritikua, e madje u shoqërua edhe me linçim publik”, ka shkruar Limaj, në një mesazh që duket të jetë drejtuar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deleguar deputeten Time Kadriaj në tryezën e ftuar nga Kurti, ndërsa më herët e kishte sulmuar Limajn për gatishmërinë për takim me të.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje, Limaj ka theksuar se aktgjykimi i Kushtetueses flet qartë për nevojën e një zgjidhjeje politike dhe jo për manovra e bllokada.

ADVERTISEMENT

“Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është proces që kërkon marrëveshje politike, jo bllokim, jo taktika dhe jo shfaqje publike. Fatkeqësisht, e gjithë kjo kohë nuk u përdor për zgjidhje, por për akuza, ndarje dhe hipokrizi politike. Sot gjithçka është bërë e qartë. Qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit”, thekson ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në fund, Limaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në tryezën e ftuar nga Albin Kurti.

“Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo për teatër politik. Për lidership, jo për kalkulime”, përfundon Limaj.

Poste të ngjashme

Shteti “fërkon duart”, plot ditë pushimi për fundvit, ja kalendari

Shtyhet afati i lëshimit të faturave dhe afati i pagesës së këstit të parë të tatimit në pronë

30/01/2026, 19:41

  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë...

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Lajmi i fundit

Shteti “fërkon duart”, plot ditë pushimi për fundvit, ja kalendari

Shtyhet afati i lëshimit të faturave dhe afati i pagesës së këstit të parë të tatimit në pronë

30/01/2026, 19:41
Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv