https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që e cilëson bllokadën në Kuvend si situatë që duhet zgjidhur përmes një marrëveshjeje politike brenda 30 ditëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Përmes një postimi, Limaj ka rikujtuar se qëndrimi i NISMA-s menjëherë pas zgjedhjeve ishte i qartë – se për interesa nacionale, partia e tij ishte e gatshme të bisedonte me cilindo lider politik.

“Sot, kur të gjithë liderët politikë janë ftuar në një tryezë nga kryetari i Vetëvendosjes dhe po e pranojnë nevojën për një marrëveshje politike, është me rëndësi të kujtojmë se kjo nuk është një rrugë e re, por është rruga që ne e kemi propozuar muaj më parë!

Rrugë që atëherë u kontestua, u nënvlerësua, u kritikua, e madje u shoqërua edhe me linçim publik”, ka shkruar Limaj, në një mesazh që duket të jetë drejtuar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deleguar deputeten Time Kadriaj në tryezën e ftuar nga Kurti, ndërsa më herët e kishte sulmuar Limajn për gatishmërinë për takim me të.

Tutje, Limaj ka theksuar se aktgjykimi i Kushtetueses flet qartë për nevojën e një zgjidhjeje politike dhe jo për manovra e bllokada.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është proces që kërkon marrëveshje politike, jo bllokim, jo taktika dhe jo shfaqje publike. Fatkeqësisht, e gjithë kjo kohë nuk u përdor për zgjidhje, por për akuza, ndarje dhe hipokrizi politike. Sot gjithçka është bërë e qartë. Qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit”, thekson ai.

ADVERTISEMENT

Në fund, Limaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në tryezën e ftuar nga Albin Kurti.

“Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo për teatër politik. Për lidership, jo për kalkulime”, përfundon Limaj.

Poste të ngjashme

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve...

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa...

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

24/05/2026, 14:19

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike...

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

24/05/2026, 13:44

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”,...

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

24/05/2026, 13:23

Në Ditën e Presidentit, kandidatja për të parën e shtetit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike...

Lajmi i fundit

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23
LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52
Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

24/05/2026, 14:19
Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

24/05/2026, 13:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv