Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar për tubimin në Bllacë të Suharekës.
Ai ka thënë se Ballaca e Suharekës i ka thënë Po koalicionit për Kosovën Fituese – veçVepra.
Limaj ka thënë se Kosova sot ndodhet në një situatë kritike, duke kërkuar besimin që Kosovës t’i jepet drejtim të sigurt.
“Bllaca e Suharekës i thotë PO koalicionit për Kosovën fituese – veçVEPRA! Kosova sot ndodhet në një situatë kritike, prandaj vendimi i secilit prej nesh do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen. Vendi është në një udhëkryq dhe tani është koha që t’i japim drejtim të sigurt”.