Një burrë në Lipjan dyshohet se ka sulmuar gruan e tij me sëpatë.
Lidhur me rastin, nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është në kërkim nga Policia.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.







