https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lirimi i Akil Gjakovës nga akuza, Prokuroria del kundër vendimit – këto janë shkeljet që ka gjetur

Prokuroria del me komunikatë pas ngjarjes së rëndë në QKUK!
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar ankesë zyrtare në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit lirues për xhudistin e njohur Akil Gjakova, i cili akuzohej për veprën penale “dhuna në familje”. Prokuroria pretendon se Gjykata e Pejës ka vërtetuar në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe ka shpallur prova të rëndësishme si të papranueshme pa asnjë bazë ligjore.

Sipas dokumentit të siguruar nga Insajderi, Prokuroria ka gjetur një sërë shkeljesh në vendimin e shkallës së parë të datës 17 mars 2026.

Gjykata e liroi sepse “nuk ishte në Kosovë”, Prokuroria thotë se dhuna u bë përmes telefonit.

Një nga pikat kryesore të lirimit ishte konstatimi i Gjykatës se Akil Gjakova nuk ishte fizikisht në Kosovë në ditën kritike 13 prill 2024.

Megjithatë, Prokuroria argumenton se dhuna ekonomike dhe psikologjike është ushtruar përmes komunikimit elektronik.

“Prania fizike e të pandehurit në vendin e ngjarjes nuk përbën kusht të domosdoshëm për realizimin e veprës penale… i pandehuri ka vepruar përmes telefonit, duke realizuar elementet e veprës penale të dhunës në familje,” thuhet në ankesë.

Prokuroria kundërshton vendimin e Gjykatës për të shpallur si të papranueshme një fotografi (nr. 10) ku shihet një mesazh i dërguar nga Gjakova drejt bashkëshortes së tij, Suela M.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në këtë mesazh, ai i thoshte se shtëpia është e djalit, se ajo “ska vend aty” dhe se do t’ia nxirrte rrobat jashtë. Gjykata e kishte quajtur këtë provë si të “pambështetshme”, por Prokuroria insiston se ky mesazh vërteton dëbimin e viktimës nga shtëpia dhe dhunën ekonomike.

ADVERTISEMENT

Viktima ka dëshmuar se i pandehuri ia kishte mbyllur derën dhe kishte lënë çelësin në një vend të fshehtë (nën një vazo lulesh) vetëm që ajo të mos mund të hynte. Edhe pse Gjakova e ka pranuar se e ka bërë këtë veprim, Gjykata nuk e ka konsideruar si element të veprës penale, gjë që Prokuroria e cilëson si gabim trashanik.

Në vendimin që e posedon Insajderi, Prokuroria pretendon se Gjykata e Pejës ka anashkaluar deklaratat e viktimës dhe provat materiale që tregonin se ajo ishte ndjerë “në burg të rëndë psikologjik” pasi i ishte mbyllur dera e shtëpisë ku jetonte me bashkëshortin.

Sipas Prokurorisë, Gjykata ka dështuar të vërtetojë drejt faktin se dhuna ekonomike ndaj viktimës është kryer në vazhdimësi përmes kontrollit të financave dhe presionit për largim nga shtëpia.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përmes kësaj ankese, Prokuroria e Shtetit i ka propozuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë që ta anulojë aktgjykimin lirues dhe ta kthejë çështjen në rivendosje (rigjykim), duke insistuar se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë fajësinë e Akil Gjakovës për dhunë në familje.

Gazeta Insajderi pati raportuar ekskluzivisht për rastin e xhudistit Akil Gjakova, si i dyshuar për dhunë në familje.

Poste të ngjashme

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

13/04/2026, 16:37

Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Kosovë, duke ngritur alarmin për mungesën...

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

13/04/2026, 16:36

Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Kosovë, duke ngritur alarmin për mungesën...

Osmani takim me qytetarët në Gjilan, në tubim merr pjesë edhe ish-deputetja e LDK-së

Osmani takim me qytetarët në Gjilan, në tubim merr pjesë edhe ish-deputetja e LDK-së

13/04/2026, 16:06

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga një vizitë në Gjilan. Në njërën prej fotove në një lokal atje,...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund...

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

13/04/2026, 15:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i...

Lajmi i fundit

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

13/04/2026, 16:37
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës

13/04/2026, 16:36
Osmani takim me qytetarët në Gjilan, në tubim merr pjesë edhe ish-deputetja e LDK-së

Osmani takim me qytetarët në Gjilan, në tubim merr pjesë edhe ish-deputetja e LDK-së

13/04/2026, 16:06
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv